ShowBiz

Këngëtari Cllevio, kërkon falje kompanisë “Acromax Media” për akuzat e bëra

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano”  është sot nga më të klikuarit në rrjetet sociale. Videot e tij në Tik Tok dhe Instagram janë virale. Prej muajsh, reperi mban në fakt mbi supe shumë “trazira”.

Së fundmi Cllevio ka patur një debat edhe me kompaninë “Acromax Media”, ku akuzoi se nuk ka patur shumë share nga kompania edhe përse ka bërë pagesën.

Pas sqarimit nga kompania dhe stafi, Cllevio ka dalë me një deklaratë duke kërkuar falje kompanisë për akuzat e bëra.

Kujtojmë se këngëtari momentalisht ka qenë i ngarkuar emocionalisht pasi ka pësuar atak kardiak dhe u shtrua në spital.

Fatmirsisht gjëndja e tij është më e mirë.

Cllevio ka lindur në vitin 1986 në Lushnje dhe ishte i njohur me nofkat, si ‘Hudra’ a.k.a. ‘Problemi’, si pjesëtar i grupit TBA (The Bloody Alboz).

Ai ka jetuar për shumë vite ne New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është njohur me Viktor Palokajn (Unikkatil), me të cilin më pas kishin realizuar bashkëpunime muzikore, si edhe me pjesëtarët tjerë të TBA.

Linku: Acromax Media

Burimi i fotos: Acromax Media