ShowBiz

Blero tregon arsyen e fortë pse u largua nga Big Brother Vip Kosova

Blero përveçse një artist i njohur ishte dhe një banor potencial në shtëpinë vip në Kosovë.

Këngëtari spektaklin e mbrëmshëm befasoi audiencën me vëndimin për tu tërhequr nga gara.

Ai u shpreh se po heq dorë nga çmimi i madh, si pasojë e presionit të madh të krijuar brenda shtëpisë.

Blero u shpreh mirënjohës për këtë eksperiencë, këngëtari tha se me kohë e ka kuptuar se nuk mund të qëndrojë më gjatë në këtë format, ku sipas tij dashur pa dashur të kërkon të sillesh si një tjetër person në shumë situata.

“Jam shumë falënderues për platformën, por arrita në një pikë ku nuk mund të vazhdoja. Këto mendime më kishin kaluar nëpër mend për një javë ose ndoshta dhjetë ditë. Unë isha në luftë me veten, dhe përkundër se kuptoj se formati Big Brother bën të mundur shfaqjen e personazheve të ndryshme, e kuptova se unë kam vetëm një fytyrë për të treguar”, tha ai.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova