Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2023

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërish të ulëta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.

Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pasardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com