ShowBiz

Kompania u përfshi në një skandal me reklama, reagon Chiara Ferragni

Kompania e Chiara Ferragnit u përfshi në një skandal me reklama.

Kompania e Chiara Ferragnit duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh, tha të premten autoriteti antitrust i Italisë (AGCM).

Së fundmi ka reaguar dhe Chiara:

“Kam qenë gjithmonë e bindur se ata që kanë më shumë fat, kanë edhe përgjegjësinë morale për të bërë (vepra) të mira”, u shpreh ajo, duke vijuar se këto janë vlerat që e kanë përfaqësuar atë dhe familjen e saj dhe të njëjtat vlera do t’i trashëgojë te fëmijët.

“Ne gjithashtu i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë, edhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë dhe të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve”, u shpreh Chiara.

Ajo vijoi: “Po e bëj këtë publikisht, pasi e kuptova se kisha bërë një gabim në komunikim”, duke theksuar se ndonëse qëllimi ishte i mirë, sërish nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin dhe shkaktimin e keqkuptimeve.

Ajo shtoi se gabimi i saj qëndron te lidhja e një aktiviteti tregtar me një aktivitet bamirësie dhe tha se në ditët në vijim do të flasë me Regina Margherita, për të kuptuar sesi spitali mund ta përdorë shumën e dhuruar.

Linku: https://www.reuters.com/lifestyle/italian-influencer-ferragni-apologises-over-misleading-charity-claims-2023-12-18/

Burrimi i fotos: https://www.instagram.com/chiaraferragni/