Lifestyle

Envy. Jealous Girl Listening To Her Friend Talking About Her Great Life Sitting On Couch At Home. Selective Focus

Pasioni për “llafe”, pse kemi dëshirë për të bërë thashetheme

Thashethemet nuk janë aq të pavlera sa i imagjinojmë. Dhe sipas shkencës, mund të zgjasin edhe jetën

Të komentosh pamjen e një aktoreje me rastin e një daljeje publike, ose prerjen e flokëve të kolegut tonë, ose edhe të hetosh të dashurën e re të shefit: ngrini dorën nëse nuk keni bërë ndonjëherë thashetheme të tilla.

Thashethemi vetë është i padëmshëm dhe fiziologjik; mund të ketë edhe shumë aspekte pozitive dhe mund të na shtyjë të përmirësojmë vetveten. Edhe pse shpesh ky lloj i bisedës shoqërohet nga ndjenjat e zilisë dhe vetëkënaqësisë keqdashëse. E megjithatë, shkenca thotë se e gjithë kjo është një fakt atavist dhe se ka kontribuar edhe në mbijetesën e specieve njerëzore.

Çështje kurioziteti – Në bazë të thashethemeve shpesh ka një lëvizje natyrore të kuriozitetit. Ne jemi të interesuar të njohim faktet e të tjerëve, duke zbuluar “çfarë vlon në tenxhere”, duke qenë në hap me lajmet e fundit.

Deri këtu shumë mirë: më pak pozitive është përpjekja për të futur hundët deri në gjëra se kush është objekt i thashethemit, gjëra që duan t’i mbajnë private, pa i ndarë ato me të tjerët. Edhe më keq, pasi zbulohet “sekreti”, e kthejnë atë në një objekt bisede dhe komente me të tjerët. Edhe pse, siç e dimë mirë, një pjesë e kënaqësisë së thashethemeve qëndron në ndarjen e diçkaje që nuk duhet ta dimë.

Linku: https://medium.com/@muktimasih/the-psychology-of-gossip-and-its-not-good-35eff5f8c37e

Foto: Freepik.com