Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka postuar një foto nga fëmijëria ku duket ekzakësisht si djali i saj 5-vjeçar, princi Louis.
“Po ndaj disa kujtime festive këto Krishtlindje sepse #ShapingUs lidhet me rëndësinë thelbësore të viteve tona të para dhe rolin e luajtur nga ata rreth nesh në formësimin e pjesës tonë të jetës”, shkroi ajo në foton e shkrepur në vitin 1983.
Ndjekësit e komentuan Middleton si “kopja” e djalit të saj të vogël.
“Po gënjen, ky është Louis”, “mendova se ishte një foto e princit Louis. Ai është kopja e saj në miniaturë”, ishin disa prej komenteve. Një tjetër tha se “gjeni Middleton është i dallueshëm” tek të dy anëtarët e familjes mbretërore.
Louis ka marrë shpesh vëmendje në daljet e tij publike për sjelljet fëminore. Së fundmi, më 8 dhjetor gjatë një shërbese Krishtlindjesh në Westminster Abbey, ai u bë viral pasi i fiku qiririn motrës së madhe, Charlotte.
Linku: https://www.yahoo.com/lifestyle/kate-middleton-shares-rare-childhood-163309574.html