Data e provimeve të Maturës Shtetërore që do të zhvillohen në vitin 2024 janë bërë publike pak më parë.
Sipas njoftimit të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, në 3 qershor maturantët do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj dhe në 10 qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia.
Në 18 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.
Gjithashtu bëhet me dije se testet model për provimet e maturës do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar të vitit 2024.
Linku: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu
Burimi i fotos: pexele.com