ShowBiz

Martesa e Princ Lekës dhe Elia Zaharis në proces divorci

Martesa e Princ Lekës dhe Elias është në krizë prej kohësh. Gjatë kësaj periudhe ndjekësit kanë nuhatur se raporti i tyre nuk është më si dikur. Shenjat e para të krizës u shfaqen dhe në rrjete sociale.

Marrëdhënia e Elia Zaharias dhe Princ Lekës duket se ka shkuar drejt fundit. Dyshja ka nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.
Kujtojmë që çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia është shprehur që e vetmja arsye se pse është kthyer në Shqipëri është ai. Ata janë martuar në vitin 2016 dhe pas katër vitesh martesë sollën në jetë vajzën e tyre, Geraldina.

Elia dhe Princi prej kohësh tashmë në daljet e tyre publike janë fotografuar pa unazën e tyre të martesës.
Çifti për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndiejë aspak ndarjen e prindërve të saj.
Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharia nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, sipas albeu.com, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Linku:albeu

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elia.zaharia.zogu/