ShowBiz

Nga emocionet si finaliste e DWTS tek planet për dasmë, Fifi rrëfehet pa dorashka

Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në Wake-Up ku ka ndarë emocionet e para si finaliste e Dancing With The Stars.

Ishte një moment që aty thashë se më do publiku. Sepse ndonjëherë të duket sikur kanë ikur prej teje. Ai ishte momenti që ata ishin aty për ty dhe isha shumë e lumtur. Graciano ishte shumë etuzuiast, shumë i lumtur, kemi punuar shumë dhe nuk është e lehtë ta marrësh përsipër një program të tillë, është shumë impenjativ. Ai më tha vetëm: “Ia dolëm”.

Më pas këngëtarja u ngacmua për planet për dasmë me Adisin.

‘Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=iI-vdTDMH2I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/