Aktori i njohur, George Clooney ka thënë se roli i Matthew Perry në serialin “Friends” nuk i solli atij gëzim, lumturi apo paqe.
Në një intervistë për Deadline, George, 62 vjeç, ka folur për miqësinë e tij me të ndjerin Matthew Perry, i cili ndërroi jetë më 28 tetor të këtij viti. Clooney tregoi se ai e kishte njohur Perry-n që kur ishte 16 vjeç.
“Ne luanim tenis së bashku. Ai ishte 10 vite më i vogël se unë. Ishte një fëmijë i mrekullueshëm dhe qesharak.” – u shpreh aktori për yllin e serialit “Friends”.
Ëndrra e Matthew Perry-t, ishte të kishte një rol në një sitcom (serial komedi) dhe kjo, sipas 62-vjeçarit, do ta bënte atë njeriun më të lumtur në botë. Kjo gjë ndodhi, kur Perry mori rolin e Chandler Bing në “Friends”.
Dhe ai u bë pjesë e një prej më të mirëve ndonjëherë. Ai nuk ishte i lumtur. Nuk i solli gëzim, lumturi apo paqe. Gjithçka që dinim ishte se ai nuk ishte i lumtur, por nuk e kisha idenë se ai po merrte 12 Vicodin në ditë dhe të gjitha këto gjëra për të cilat ai kishte folur, të gjitha këto gjëra të trishtueshme. Kjo ju tregon se, thjesht, suksesi dhe paratë nuk sjellin automatikisht lumturi. Duhet të jesh i lumtur me veten dhe jetën tënde.” – tha George Clooney.
Kujtojmë se Matthew Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës, sipas raportit të autopsisë të publikuar nga mjekësia ligjore e Los Anxhelosit. Autopsia listoi mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si faktorë kontribuues, por që nuk lidheshin me shkakun e drejtpërdrejtë të vdekjes. Mënyra e vdekjes u cilësua si aksident. Aktori u gjet i pajetë në xhakuzi, në shtëpinë e tij.