Dolly Parton zgjodhi karrierën në vend që të kishte fëmijë.
E mesa duket këngëtarja e njohur nuk është aspak e penduar për zgjedhjen e saj. “Nuk më ka munguar të kem fëmijë aq sa mendoja ”, ka shpjeguar ajo në një intervistë të fundit për revistën Saga.
“Nëse do të kisha fëmijë jam e sigurt që do të qëndroja në shtëpi dhe do të shqetësohesha deri në vdekje për ta”, ka vijuar më tej ylli i muzikës kantri.
Megjithatë, ajo ndihet e lidhur me të gjithë fëmijët që ka ndihmuar përmes programit ‘Imagination Library’, i cili u ka dhënë fëmijëve në mbarë botën afro 227 milionë libra falas.
“Gjithmonë them që Zoti nuk më la të bëja fëmijë që të gjithë fëmijët të ishin të mitë ”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.
Parton, e cila ka qenë e martuar me bashkëshortin e saj Carl Dean që nga viti 1966 përfundon duke thënë se bota nuk është bërë një vend më i mirë gjë që e ngushëllon edhe më shumë në vendimin e saj.
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/why-dolly-parton-no-regrets-141015661.html
Foto: https://www.instagram.com/p/C0h04_rLp-5/?img_index=1