ShowBiz

Kelly Clarkson humbje drastike të peshës

Kelly Clarkson  ka mahnitur jo pak fansat e saj me pamjen e re fizike gjatë paraqitjes së fundit në emision që drejton tashmë prej vitesh.

41 vjeçarja  mori gjithë vëmendjen e publikut teksa bisedonte me të ftuarit e famshëm në episodin e së enjtes në “The Kelly Clarkson Show”.

Krijuesja e hitit “Because of You”  ka marrë komplimente nga fansat e saj veçanërisht në këto javët e fundit. Ajo ka treguar rezultatet e humbjes së peshës që nga vera, por ende nuk ka folur për transformimin e saj.

Nuk dihet nëse këngëtarja ka humbur peshë me stërvitje dhe dietë ose i është nënshtruar ndonjë ndërhyrje. Transformimi fizik i artistes vjen pas finalizimit të divorcit me Brandon Blackstock.

Divorci u zvarrit për një vit e gjysmë përpara se të finalizohej përfundimisht në mars 2022 pas dy vitesh beteje për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Linku: https://www.instagram.com/kellyclarkson/

Foto: https://www.instagram.com/kellyclarkson/