Martin Scorsese ka ngjallur shumë interes me filmin e tij të ri “Killers of the Flower Moon” dhe do të marrë Ariun e Artë për kontributin e tij në kinema në Festivalin e Filmit në Berlin më 20 shkurt.
Ky është çmimi më i rëndësishëm i dhënë në Festivalin vjetor Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Drejtorët e Festivalit të Filmit në Berlin, Carlo Satrian dhe Mariete Rischenbeck theksuan se regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan është “një model i patejkalueshëm” për “këdo që e sheh kinemanë si artin e formësimit të një historie në një mënyrë të tillë që është në të njëjtën kohë krejtësisht personale dhe globale”.
“Filmat e tij shoqëruan historinë tonë si shikues dhe qenie njerëzore, personazhet e tij jetuan dhe u zhvilluan brenda nesh, këndvështrimi i tij për historinë dhe njerëzimin na ndihmuan të kuptojmë se kush jemi dhe nga vijmë”, theksoi z.Satrian.
Foto: Freepik.com