ShowBiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker publikojnë portretin e të birit Rocky

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë publikuar fotot e para të djalit të tyre, shtatë javë pas lindjes së tij.

Çifti kanë qenë super të emocionuar për këtë rrugëtim si prindër dhe një gjë të tillë e kanë dëshmuar me postime të ndryshme.

Në një prej fotove, Kardashian po ushqente me gji djalin e saj, ndërsa në një tjetër, Barker e kishte në krahë ndërsa gruaja e tij qendronte në këmbët e tij.

“ROCKY”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit personazhi i famshëm televiziv.

Kujtojmë se çifti u bënë prindër me 4 nëntor, ylli i ‘Kardashians’ dhe bateristi i Blink-182 mirëpritën djalin e tyre. Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për Kourtney pasi kjo e fundit pak para lindjes u shtrua me urgjencë në spital pasi gjendja e saj dhe e bebit ishte delikate. Fatmirësisht gjërat shkuan mirë për ta dhe bebi erdhi në kohën e duhur.

Linku: https://www.bustle.com/entertainment/kourtney-kardashian-travis-barker-first-photos-son-rocky

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kourtneykardash/?utm_source=ig_embed&ig_rid=89cbcf6a-9512-4b96-8584-f0a0d376e043