Jul Deda ka ardhur me një dedikim prekës për të atin e ndjerë.
Artisti i madh Zef Deda u nda nga jeta 1 muaj më parë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Juli prek me fjalët që i dedikon të shtrenjtit të tij.
“Hej Bos, si je? U bë një muaj që nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli. Kemi edhe Krishlindjen nesër dhe kjo është hera e parë që ti feston me engjëjt, në parajsë, aty ku festohet më bukur se në tokë. Festo i qetë zemra ime…! Gëzuar Krishtlindjen. T’du fort Babo…!”
Linku: https://www.instagram.com/p/C1O4gBRtMxQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C1O4gBRtMxQ/