Lifestyle

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2023

Në ditën e sotme moti do të sjellë masa ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C më e uleta deri në 18°C më e larta në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h në det të hapur me drejtim, Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com