ShowBiz

Bieta Sula tregon si është raporti i saj me Xhoelin vajzën e Albanit

Bieta Sulon dhe pse e shikojmë në ekran çdo ditë intervistat i ka shumë të rralla.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar ‘Në shtëpinë tonë’ ku ka zbuluar më shumë të pathëna rreth raportit me vajzën e Albanit.

Bieta ka treguar dhe më herët se ka një raport shumë të ngushtë me të. Ajo tregoi se e ka njohur në moshën 2 vjeçare dhe janë rritur me njëri-tjetrin. Roli im është i një shoqje me Xhoelin.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë padashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit.

Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”.

Linku: https://www.youtube.com/shorts/QmhJm8s5yXM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bietasulo/