Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur edhe rreth spektaklit të sezonit të tretë i cili pritet që të fillojë me 13 janar 2024.
“Big Brother është një eksperiencë shumë e fortë dhe të gjithë janë të përfshirë. Edhe nëse ti do të mos jesh i përfshirë e të flasësh sa më pak, janë ata që të zvarrisin.
Unë kam tentuar që pas 6 Majit, jeta ime të jetë sa më afër normalitetit. Sa ja kam dalë nuk e di, por tani siç e sheh edhe ti jam e buzëqeshur. Duket sikur kam dalë jashtë vorbullës së Big Brother.”– tha ajo.
Zhaku u shpreh se këtë vit “BBV” do të jetë më i fortë dhe më interesant se vitin e kaluar.
“Në përgjithësi thonë për produksionet e mëdha që dyshi është sezoni më i rëndësishëm, që bëhet më i fortë, ku ndodhin më shumë ngjarje e më të papritura.
Por unë mendoj që Big Brother është një prodhim shumë i rëndësishëm, që ka mbrapa disa njerëz që kanë disa qëllime dhe duan ta çojnë produksionin e tyre diku. Mendoj se tek treshi do të gjendet diçka që do ta bëjë më të suksesshëm sesa dyshi.”– tha opinionistja.
Linku:Ndryshe
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/