Një ish-punonjës i Apple ka treguar disa truke të vogla për të lehtësuar jetën e të gjithë përdoruesve iPhone.
Në një video TikTok-u që është klikuar mbi 17 milionë herë, Tyler Morgan shpjegon disa gjëra shumë të thjeshta, por që shumë komentues janë shprehur se nuk i dinin.
Mjafton të thuash “Lumos” (një magji nga Harry Potter) dhe Siri do të ndezë dritën e celularit apo “nox” për ta fikur. Siri gjithashtu mund të identifikojë këngët në ambientin ku ndodheni.
E dini se mund të bëni ‘screenshot’ një faqe të tërë interneti dhe jo vetëm një fragment? Pasi bëni ‘screenshot’, në pjesën sipër ka një opsion ku mund ta ktheni në PDF, mjafton të klikoni “Full Page”.
Nëse ju duhet të shkruani me shkronja kapitale, klikoni dy herë butonin në tastierë dhe vazhdoni me mesazhin tuaj.
Për të përdorur vetëm numrat, mbani shtypur “123” dhe pasi të keni mbaruar, tastiera kthehet në versionin me shkronja.
Linku: https://nypost.com/2023/11/28/tech/i-used-to-work-at-apple-every-iphone-user-should-know-these-hacks/
Foto: Freepik.com