Kristina Baki është një nga modelet më të spikatura për ekranet tona.
Modelja në daljen e saj të fundit është emocionuar nga një letër e papritur që i ka ardhur nga e ëma.
‘Mam ti e di sa shumë të dua dhe me sa shumë fat jam që ti je vajza ime. Sepse ti ke ngelur ajo Kristina e dashur, e thjeshtë dhe me këmbë në tokë siç ke qenë gjithmonë. Është fat i madh të jesh prind i një vajze, por akoma më i madh është të jesh gjyshe e një mbese.
Jam e lumtur pafund të të shoh tani edhe në statusin e nënës, teksa ti kujdesesh kaq mirë për vajzën tënde. Kjo është një krenari edhe më e madhe për mua, përpos arritjeve të tua në karrierë apo në jetë.
Gjthashtu dua të të them faleminderit pafund që më ke bërë gjyshen e Sierës, për mua nuk do të kishte dhuratë më të bukur në këtë jetë. E thonë të gjithë ata që e kanë provuar se kur bëhesh prind gëzohesh 1 herë, ama kur bëhesh gjyshe gëzohesh 100-fish. E tani e besoj sa e vërtetë është kjo. Ti ke merak se mos unë lodhem kur më lë të kujdesem për Sierën, por ku di unë çfarë është lodhja kur jam me dashurinë e nënës!
Mam për ty dhe mbesën time do të shkruaja pafund, por do ta mbyll me kaq sepse dhe ti nuk ke shumë qejf kur unë ta shpreh dashurinë publikisht, se thua gjërat më të rëndësishme i shijoj privatësisht, por unë s’mund të rri pa të thënë sërish të dua pafund!
Qëndro gjithmonë kështu siç je, duaji dhe respektoji njerëzit që të rrethojnë, bëhu shembulli më i mirë për vajzën tënde dhe fal sa më shumë dashuri, atë që ti bën shumë mirë! Të puth mam!
Kujtojmë se Kristina është mami e një vajze Siera, ajo erdhi në jetë nga një histori e bukur dashurie disa vjeçare.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Biv92d2RBZk&t=4s
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cyk-nmPqaIe/?img_index=1