Ti me siguri ke dëgjuar se të bësh shumë punë në të njëjtën kohë është një gjë jo e duhur, madje studimet e reja tregojnë se kjo pengon performancën tënde madje edhe mund të dëmtojë trurin tënd.
Ti çdo herë që bën shumë punë njëkohësisht nuk je duke e dëmtuar vetëm performancën tënde të momentit, por edhe një pjesë të trurit që është kritike për të ardhmen tënde në punë.
Studimet e bëra në Standford University zbuluan se kjo gjë është më pak produktive se sa të bësh një gjë të vetme.
Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të ngarkuar me informacione të shumta nuk mund të përqendrohen ndryshe nga ata që kryejnë një punë në një moment.
Mbingarkesa zvogëlon efikasitetin tënd dhe performancën sepse truri yt mund të fokusohet vetëm në një gjë për momentin. Kur ti provon të bësh dy gjëra njëkohësisht, truri nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që t’i kryejë ato në mënyrë të suksesshme.
Linku: https://sharonlechter.com/2017/03/13/smart-people-dont-multitask/
Foto: Freepik.com