Në një ceremoni në Presidencë, themeluesit të grupit mediatik Top Media, i ndjeri Dritan Hoxh u nderua me titullin e rëndësishëm nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Eshtë kënaqësi për mua që sot të nderoj me titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga personazhet më të njohura të medias vizive shqiptare, guximtar në krijimtari, ëndrrimtar e vizionar i palëkundur, inovator e pasionant. Ai arriti të krijojë një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet. Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës. Ai e meritoi mbiemrin me të cilin njihej, si Tani i Topit. Shembulli i tij është tregues se si sipërmarrja private shndërrohet në një të mirë publike, se si shqiptari mund t’ia dalë të jetë i sukesshëm, edhe në vendin e tij, se si suksesi në biznes mund të shoqërohet me bujari dhe filantropi.
Në emrin tim dhe gjithë familjes do të doja të falënderoja zotin President për nderin dhe vlerësimin që iu bë sot tim ati. Për ne është lumturi e madhe, që sot pas 15 vitesh nga ikja e tij, ai mbahet gjallë nga vepra dhe nga ndikimi që pati në jetën e çdo shqiptari. Unë i jam mirënjohëse, po aq sa duhet të jetë edhe çdo shqiptar për njeriun e pakapshëm që ishte dhe për dëshirën e vullnetin që pati për të ndërtuar një media, e cila edhe sot jeton me frymën dhe vizionin që ai la.
Jam e lumtur që Top Channel, por edhe Shqipëria ka standard Tanin e limitet që ai vendosi, që ne vetëm do të na duhet t’i ruajmë e t’i përshtasim.
Im at nuk la pas vetëm veprën, por edhe familjen e zonjën e tij. Nuk më është dhënë rast deri tani, por do të doja ta falënderoja time më, për gjithë punën dhe luftën që ka bërë krah tim eti e më pas për t’i ruajtur atij dhe familjes, vizionin. Për mua, vepra më e rëndësishme e Dritan Hoxhës është familja dhe unë kam nderin e përgjegjësinë të përfaqësoj sot atë dhe emrin e tij. Qoftë kujtimi i tij i paharruar për shqiptarët, siç është edhe për ne! Në aq pak vite sa jetoi, i fali Shqipërisë shumë dritë. Ju faleminderit!
Linku: Top Channel
Burimii fotos:https://www.instagram.com/p/CydMlyBo3p-/?img_index=1