ShowBiz

Deklarata e faljes së Kanye West mund të jetë produkt i inteligjencës artificiale!

Faljes së Kanye West për postimet me gjuhë urrejtjeje i mungonte origjinaliteti që reperi përdor në rrjetet sociale dhe kjo sepse duket se është krijim i një chatbot-i.

Pasi Kanye postoi deklaratën në hebraisht, fansat e akuzuan se ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ndoshta kanë të drejtë. TMZ raporton se ka bërë disa ‘hetime’ për  ngjarjen dhe ka arritur në disa përfundime.

Fillimisht, deklarata u vendos në një detektor përmbajtjeje që funksionon me inteligjencën artificiale që evidentoi disa grupe fjalësh që përdoren nga chatbot-et si “kërkoj falje sinqerisht”, “nuk kisha qëllim të lëndoja” apo “të promovoj bashkimin”.

Sipas chatbot-it, probabiliteti që falja e Kanye të jetë shkruar nga një kompjuter është 85%.

Për më tepër, TMZ përdori ChatGPT që të shkruante një deklaratë si e Kanye dhe pas disa provash, kompjuteri gjeneroi një që ka ngjashmëri të frikshme.

Deklarata e ChatGPT:

“I kërkoj sinqerisht falje komunitetit hebre për reagimet e mia të fundit dhe të paqëllimshme. Nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm të mësoj nga kjo përvojë, të promovoj bashkimin dhe të bëj ndryshime. Falja juaj do të thotë shumë për mua”.

Deklarata e Kanye:

“I kërkoj sinqerisht falje komunitetit hebre… nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm që ta nis nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të qenë më i ndjeshëm dhe i kuptueshëm në të ardhmen. Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe jam i gatshëm të ndryshoj dhe të promovoj bashkimin”.

Kanye është në prag të publikimit të albumit “Vultures” me Ty Dolla $ign dhe duket se po përpiqet me çdo kusht që gjigantët e transmetimit ta mbështesin. Kjo do shihet nëse fansat do t’i mirëpresin këngët e tij të reja apo albumi do të jetë një dështim.

Linku: https://www.siliconvalley.com/2023/12/28/kanye-wests-apology-for-antisemitic-rants-appears-to-be-ai-generated-report-says/

Foto: https://www.instagram.com/kanyewest/