Lifestyle

Tre shenjat e horoskopit që mund t’i lexojnë të tjerët si një libër

Ata që ndihen se intuita e tyre nuk gabon kur takojnë dikë për herë të parë, mund të jenë një nga shenjat që arrijnë të lexojnë të tjerët. Aftësia e deshifrimit se çfarë po ndodh nën sipërfaqe, të kuptuarit se çfarë po mendon ose ndien personi përballë pa qenë nevoja të flasin, padyshim që është e dobishme.

Shenjat që kanë aftësi të lexojnë të tjerët janë shumë empatike. Mjafton një ndryshim i vogël në gjuhën e trupit apo në të folur dhe i keni ‘zbërthyer’. Kjo aftësi edhe mund të mësohet, por intuita e lindur është shumë e fuqishme në disa prej shenjave të zodiakut.

Peshorja

Nëse jeni ndier gjithnjë se keni aftësinë për të ‘lexuar’ energjinë e një dhome sapo hyni në të, keni 100% të drejtë. Përfaqësoheni nga simboli i peshores dhe keni një ndjesi të fortë për drejtësinë dhe moralin. Jeni diplomate dhe me takt ndaj hyni në çdo situatë duke u përpjekur të ruani harmoninë.

Jeni ekspertë për të kuptuar perspektiva të ndryshme dhe e ndieni menjëherë kur atmosfera nuk është e duhura, gjë që ju lejon të ndryshoni qasjen tuaj.

Nëse partneri/ja është i/e mërzitur, e vini re menjëherë dhe jeni gati për ta dëgjuar. Gjithashtu jeni ju ata që zgjidhni debatet mes miqve që nuk bien dakord kështu që të gjithë mund të thonë mendimin e tyre.

Si një shenjë ajri e udhëhequr nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, keni edhe syrin estetik. Kjo përkthehet në ndjeshmërinë ndaj leximit të emocioneve dhe ndjenjave të të tjerëve.

Akrepi

Ju mund të lexoni dikë vetëm 5 sekonda pasi e keni takuar dhe perceptimi juaj është i pagabueshëm.

Si një shenjë intuitive uji, jeni mjeshtër në marrjen e energjisë të së tjerëve aq sa duket sikur iu lexoni mendjen. Kjo vjen falë ndikimit të planetit tuaj drejtues, Plutonit. Planeti i shndërrimit dhe nëntokës i dhuron Akrepit një prezencë të fuqishme dhe një prirje të natyrshme për të zbuluar të vërtetat e fshehura.

Jeni shumë të interesuar për psikologjinë njerëzore. Ju preferoni të qëndroni të tërhequr dhe të vëzhgoni.  Ky zakon ju mpreh aftësinë e të kuptuarit të detajeve të vogla, thuajse të padukshme dhe mund të lexoni përtej fasadës. Praktikisht, truri juaj është një test i së vërtetës.

Bricjapi

Si një prej shenjave më të përgjegjshme të zodiakut, keni kaluar një kohë të gjatë duke ‘farkëtuar’ aftësinë për të lexuar njerëzit dhe ia keni dalë mbanë më së miri. Kjo aftësi vjen nga qasja pragmatike dhe serioze ndaj jetës. Ju urreni të humbisni kohë ndaj qëndroni larg sjelljeve që nuk ju pëlqejnë, qoftë në punë, miqësi apo dashuri.

Sa i përket kësaj, falenderoni Saturnin i cili është planeti i disiplinës dhe përgjegjshmërisë. Ai përforcon natyrën tuaj serioze dhe të matur që rezulton në mençuri dhe të qenit realist në perceptimin ndaj të tjerëve. Kështu mund të shihni tej shtirjes dhe të kuptoni qëllimet dhe aftësitë e vërteta të të tjerëve.

Linku: https://www.purewow.com/wellness/zodiac-signs-can-read-you-like-a-book

Foto: Freepik.com