ShowBiz

‘Do të kemi dasmë’, balerina e njohur shqiptare drejt altarit

Balerinën e njohur Isida Mollaymeri viti 2024 duket se e ka gjetur me plane të qarta për jetën private.

Në daljen e saj të fundit ajo u shpreh se këtë vit do të formojë familje. Balerina konfirmoi se do të kemi dasmë. Kujtojmë se ajo është prej kohësh në një raport dashurie të cilin ka preferuar ta shijojë larg vëmendjes mediatike dhe rrjeteve sociale.

Teksa ishte e ftuar në “Top Albania Radio” ajo tha se është në një lidhje dashurie dhe se këtë vit do të ketë dasmë pasi po planifikon të krijojë familje.
“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur.

Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi. Unë çdo vit bëj listë. Kam shumë vite që e bëj këtë gjë. Dhe në fund fare bëj check, çfarë kam realizuar dhe çfarë jo. Mendoj se është shumë mirë t’i vesh vetes objektiva. Unë këtë vit kam objektiv të krijoj familje. Do të kemi dasmë”, tha Isida.

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/isidamollaymeri/