Arbana Osmani kaloi ndërrimin e viteve në spital për shkak të një komplikimi shëndetësor që pati i biri Dielli.
Nëpërmjet një postimi Arbana e ndau këtë moment delikat me ndjekësit pa dhënë shumë detaje.
Sot ata janë kthyer në shtëpi dhe fatmirësisht gjithçka është mirë për sa i përket shëndetit të Diellit.
Ajo publikoi foto krah Diellit teksa e mban shtrënguar në kraharor në shtratin e spitalit.
“Jemi të sigurt dhe në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe lutjet. Ju dua të gjithëve”, shkruan moderatorja.
Linku: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/