Sarah Ferguson i ka dhënë jehonë vitit që lamë pas duke përmbledhur 2023-shin e saj me plot ngjarje të shënuara me “ngritje dhe ulje”.
Dukesha e Jorkut, e cila së fundmi bëri paraqitjen e saj të parë në shëtitjen e Krishtlindjeve të familjes mbretërore në kishë që nga fillimi i viteve 1990, shkroi një mesazh të gjatë në Instagram natën e Vitit të Ri për diagnozën e saj të kancerit të gjirit dhe perspektivën e saj për vitin 2024.
“Shpresoj që të gjithë po i shijojnë festimet e tyre të festave sot”, shkroi Fergie, 64 vjeçe, krahas një fotoje të saj.
“2023 nuk ka qenë pa ulje-ngritje, sprova, mësime, të qeshura e gëzime”, ka shtuar ajo.
Një nga “uljet” e Fergie ishte duke u diagnostikuar me një formë të hershme të kancerit të gjirit, për të cilën përfaqësuesi i saj tha në qershor se u zbulua gjatë një ekzaminimi rutinë të mamografisë.
Ndër “ngritjet” e Fergie ishte botimi “A Most Intrigue Lady” në mars.
“Kam bërë listën e 5 bestsellerëve të Sunday Times për romanin tim historik romantik”, ka shkruar tutje ajo.
Fergie, iu gëzua sivjet pafund ardhjes në jetë të nipit të saj, djalit të Princeshës Eugenie, Ernest George Ronnie.
“Një gëzim kaq i plotë për zemrat tona”, shkroi Fergie në shënimin, i cili u shpërnda në llogarinë e fansave në Instagramin, Royal Addicted Replies.
Foshnja, e lindur më 30 maj, iu bashkua djalit të parëlindur të çiftit, derisa Ernest është nipi i tretë i Fergie dhe ish-bashkëshortit të saj, Princit Andrew, i cili u divorcua në vitin 1996.
Vajza e tyre e madhe, Princesha Beatrice, dhe burri i saj, Edoardo Mapelli Mozzi , janë prindër të vajzës 2-vjeçare Sienna.
Foto: https://www.instagram.com/sarahferguson15/