Enxhi Nasufi është një nga emrat e lakuar për moderimin e Big Brother Vip Fan Club.
Për këto lajme që kanë qarkulluar ka reaguar dhe vetë Enxhi.
Ditën e sotme e pyetur nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi, moderatorja zgjodhi mos të zbulojë si qëndron e vërteta.
“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Enxhi.
Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte t’a moderonte, ajo tha:
“Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.
Më herët ky format është moderuar nga Dojna Mema në edicionin e parë të BBVIP 1 dhe Megi Pojani në BBVIP 2.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=auiLsZnQ5oc
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/B7teMF-npsp/?img_index=1