ShowBiz

Pas skandalit në biznesin e blogeres, Coca-Cola bllokon reklamën me Chiara Ferragnin

Chuara Ferragni po kalon momente të vështira për shkak të skandaleve në biznes.

Së fundmi një tjetër peripetsi e ka prekur Chiarën në aspektin profesional.

Coca-Cola ka bllokuar një reklamë me influenceren Italiane,Chiara Ferragni pas skandalit që shpertheu në lidhje me panetonen.

Reklama mendohet se do të dilte në transmetim nga fundi i janarit, pak para hapjes së festivalit vjetor Sanremo, por Coca-Cola ka njoftuar se reklama që nuk do të përdoret.

“Ne kemi punuar me Chiarën në Itali në 2023, duke përfshirë disa xhirime të bëra në dhjetorin e kaluar. Tani për tani ne nuk planifikojmë ta përdorim këtë përmbajtje”, shkruhet në një deklaratë.

Ferragniende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm.
Para Krishtlindjeve, edhe kompania italiane e syzeve Safilo njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Ferragnin.

Linku: https://www.deejay.it/articoli/chiara-ferragni-coca-cola-news/

Burimi i fotos:pexele.com