ShowBiz

Gania reagon pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Kosova

Gania gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kërkoi të largohej menjëherë nga gara. Produksioni i dha 24 orë kohë për tu menduar. Ai i ka qëndruar vendimit të tij dhe sot është larguar nga shtëpia vip e Kosovës.

Pas daljes ai ka reaguar në rrjete sociale, ku është shprehur:
“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falenderoj pèr çdo emocion dhe përkushtim që me keni ofruar ne rrugètimin tim në Big Brother.
Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme.

Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi.

Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe pèr çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë.

Linku: https://www.instagram.com/ganigermia1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ganigermia1/