ShowBiz

Idris Elba hap fushatë për ndalimin e përdorimit të thikave

Aktori britanik Idris Elba nisi të hënën e 8 janarit, një fushatë duke bërë thirrje për ndalimin e thikave si armë e ftoftë, me qëllim të reduktimit të numrit të të rinjve të vrarë nga goditjet me thikë.

“Nuk mund të qëndroj i heshtur pasi më shumë jetë të rinjsh humbasin nga këto krime brutale dhe të pashpirta” tha Elba, i cila fitoi famë duke u portretizuar si mbreti i drogës dhe zhvilluesi i banesave ‘Stringer Bell’ në serialin televiziv “The Wire”.

Grumbuj rrobash të palosura me kujdes u vendosën në radhë jashtë parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër për të përfaqësuar njerëzit e vrarë nga krimet me thikë.

“Nuk mund të lejojmë që krimi me thikë të përshkallëzohet, duhet t’i japim fund”, u tha gazetarëve 51-vjeçari Elba.

Rreth 250 njerëz u vranë nga përleshjet dhe ngjarjet e tjera ku mjet i përdorur ishte thika – bëhet fjalë për raste të verifikuara në Angli dhe Uells midis korrikut të vitit 2022 dhe qershorit të vitit 2023.

Në Londër vitin e kaluar 21 të mitur – fëmijë nën 18 vjeç – humbën jetën në dhunë, duke përfshirë 18 të cilët u goditën me thikë.

Shitja e thikave është e rregulluar me ligj, dhe e ndaluar rreptësisht në Britaninë e Madhe, por të rinjtë ende po arrijnë të armatosen me thika të mëdha të tipit “zombie”, ku njëra anë është e dhëmbëzuar dhe tjetra e lakuar.

Armët, të frymëzuara nga filmat horror, zakonisht lidhen me bandat dhe mund të blihen me çmim të ulët në internet.

“Unë po kërkoj thjesht të ndaloj hanxhar dhe thika ‘zombie’”, tha Elba, një rep artist, këngëtar dhe DJ i njohur gjithashtu për rolin e Nelson Mandelës dhe detektivit televiziv John Luther.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në gusht premtoi një ndalim të “frikësimit dhe kërcënimit” të thikave “që nuk kanë përdorim praktik”, si pjesë e masave për të reduktuar krimin me thika.

Por dhuna nuk ka pasur asnjë ndalim: në shtator një vajzë 15-vjeçe u godit me thikë për vdekje teksa po shkonte për në shkollë në Londrën jugore.

Dhe pak para mesnatës në natën e “Vitit të Ri”, një djalë 16-vjeç duke parë fishekzjarrë me miqtë u vra, po ashtu me thikë.

“Është qesharake se sa e lehtë është për të rinjtë të blejnë thika dhe të lëndojnë të tjerët”, tha Nadine Searchwell, djali 22-vjeçar i së cilës u vra në tetor, ndërsa ai shkoi për të blerë një picë.

“Qeveria nuk i kushton vëmendje sepse nuk këta fëmijë s’janë të tyre”, shtoi ajo.

Lidhur me fushatën, Elba ka publikuar edhe këngën e re të tij “Knives Down” në bashkëpunim me DB Maz, teksti i të cilës tenton të ndryshojë realitetin e përdorimit të thikave.

Linku: https://www.itv.com/news/2024-01-08/idris-elba-launches-campaign-aimed-at-disrupting-knife-crime-in-uk

Foto: https://www.instagram.com/idriselba/