ShowBiz

Mjekësia ligjore zbulon shkakun e vdekjes së Sinead O’Connor

Mjekësia ligjore ka konfirmuar se artistja Sinéad O’Connor ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Muzikantja 56-vjeçare u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në jug të Londrës në muajin Korrik dhe u shpall e vdekur. Vdekja e saj nuk u konsiderua e dyshimtë.

O’Connor, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, solli për artdashësit e saj 10 albume midis viteve 1987 dhe 2014. Kënga e saj më e famshme titullohet “Nothing Compares 2 U”, e cila i dha famën që meritonte artistes.

Përsa i përket jetës së saj personale, viti i kaluar ishte shumë i vështirë për të pasi i biri i saj 17-vjeçar, Shane ndërroi jetë disa ditë pasi u raportua i zhdukur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja zbuloi shkakun e vdekjes të së birit.

“Ai kishte vendosur t’i jepte fund luftës së tij tokësore, por askush të mos e ndjekë shembullin e tij”, shkroi ajo.

Këngëtarja më vonë anuloi të gjitha performancat e ardhshme live për pjesën tjetër të vitit 2022 për shkak të dhimbjes së madhe që ndjente për humbjen e djalit të saj.

Linku: https://www.hollywoodreporter.com/news/music-news/sinead-oconnor-cause-of-death-1235782915/

Foto: https://www.instagram.com/oconnor.sinead/