Këngëtari i njohur, Justin Timberlake, 42 vjeç, ka zhdukur çdo foto dhe video nga faqja e tij e Instagram-it. Kjo ndodhi pas reagimeve të ashpra të njerëzve, kur lexuan librin e Britney Spears, “The Woman in Me” (Gruaja brenda meje).
Siç dihet, Timberlake dhe Spears kanë pasur një lidhje të gjatë, e këtë gjë artistja e ka pasqyruar edhe në autobiografinë e saj. Në të, këngëtarja kishte rrëfyer se gjatë lidhjes së tyre tre vjeçare, ajo kishte pasur një abort, pasi Timberlake nuk ishte ende gati të bëhej baba.
“E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.” – ka shkruar Britney Spears.
Këngëtarja e “Gimme More”, ka kujtuar edhe dhimbjen “torturuese” të abortit, e cila u detyrua ta bënte në shtëpi, për të parandaluar shpërndarjen e thashethemeve për shtatzëninë e saj në media.
“Vazhdova të qaja dhe të qaja derisa mbaroi gjithçka”, shkroi Spears. “U deshën orë të tëra dhe nuk mbaj mend sesi përfundoi, por mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën që ndieja.”
Të gjitha këto informacione, nisën një gjuhë urrejtje përkundrejt Justin Timberlake. Para se të fshinte postimet në Instagram, ai bllokoi të gjitha komentet negative që fansat e këngëtares po linin në llogarinë e tij.
Linku: https://www.instagram.com/justintimberlake/
Foto: https://www.instagram.com/justintimberlake/