ShowBiz

Pak ditë na ndajnë nga spektakli, zbulohen detajet të reja për Big Brother Vip 3

Pak ditë na ndajnë nga Big Brother Vip 3. Në rrjet po bëhet nami me qarkullimin dhe hamendësimin e emrave të personazheve që do t’i bashkohen shtëpisë së famshme.

Ende nuk ka emra të konfirmuar përveç këngëtarit Bardhi.

Së fundmi regjisori i spektaklit ka zbuluar disa detaje të reja.

“Ka shumë të reja teknologjike, duke filluar që nga numri i kamerave, janë mbi 100. Stafi teknik me drejtorin Kosta Dhamen kanë bërë një punë të shkëlqyer, në implementimin në mënyrën se si do të vendosen këto kamera. Kemi një sistem të ri logger, sistemi “Metamarker”, që bën një centralizim të informacionit dhe më pas në kohë reale shkon nëpër 12 pika montazhi. Falë këtij sistemi dhe investimi shpresojmë që çdo gjë të pasqyrohet ashtu siç e do ky format. Investim të ri ka edhe në mikrofona, ka shumë mikrofona në shtëpi që janë të fshehur, publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ajo se çfarë ndodh në shtëpi”, tregon Ergys Lubonja, regjisor i Big Brother.

“Megjithatë ky është një informacion teknik, do të shini frytet që do të japë ky lloj investimi. Produksioni ka bërë një punë shumë të mirë me kastin, që mbase është gjëja më e rëndësishëm në këtë Big Brother dhe mbi të gjitha për përmbajtjen. Publiku do të shohë një Big Brother, siç nuk e ka parë ndonjëherë”, tha regjisori.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0L-Rp0DQGw0&t=38s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/