Sport

One young football player with ball on grass field. Boy in a sportswear. Player wearing black football socks and soccer cleats. Football horizontal closeup background

Bayern Munich në bisedime të avancuara me PSG për Nordi Mukiele

Bayern Munich është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Nordi Mukiele nga PSG, siç raportohet nga gazetari pranë bavarezëve, Kerry Hau.

Francezi konsiderohet objektivi kryesor për sa i përket kërkimit të mbrojtësve të djathtë.

Drejtori sportive, Christoph Freund tani po bën presion për të arritur marrëveshjen para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

Për më tepër, Mukiele dëshiron të bashkohet me Bayern-in. Mbrojtësi është i njohur me Bundesliga-n, pasi ka luajtur më parë për RB Leipzig.

Megjithatë, që të arrihet një marrëveshje, PSG-ja do të duhet të gjejë një zëvendësues për Mukiele para fundit të dritares.

Pavarësisht se është paraqitur vetëm dhjetë herë në të gjitha garat këtë sezon për kampionët francezë, Mukiele konsiderohet të jetë një lojtar i dobishëm për parisienët.

26-vjeçari u transferua te PSG në verën e 2022 nga Leipzig për 12 milionë euro. Me skuadrën nga “Parc des Princes”, ai numëron 35 paraqitje në të gjitha garat, nga ku ka realizuar vetëm katër asistime.

Lojtari i Kombëtares franceze të futbollit numëron 100 paraqitje në Bundesliga, ku ka realizuar tetë gola dhe 10 asistime.

Linku: https://www.bavarianfootballworks.com/2024/1/9/24031460/bayern-munich-dietmar-hamann-nordi-mukiele-psg-transfer-rumors-davies-kimmich-de-ligt-upamecano-kane

Foto: Freepik.com