ShowBiz

Fansi i çmendur pas Shakirës përfundon në pranga, arsyeja do t’ju habisë

Daniel John Valtier është një fans i çmendur i Shakirës, por adhurimi i tij për yllin kolumbian e çoi atë pas prangave. Valtier u arrestua pasi ka përndjekur dhe ngacmuar këngëtaren kolumbiane. Shakira u transferua në Majami me fëmijët e saj në prill të vitit 2023 pas ndarjes nga Gerard Pique, por që qëndrimi atje nuk ishte edhe aq i qetë për shkak të 56-vjeçarit.

Autoritetet e Floridës arrestuan një burrë 56-vjeçarin të hënën, më 8 janar pasi kishte shkuar tek shtëpia e këngëtares me qëllim të futej brenda. Ai pretendon kishte një lidhje me këngëtaren kolumbiane gjë të cilën e ka shprehur edhe para gjykatës.

Gjykatësi kishte vendosur një garanci me kusht në 50,000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij gjyqtari e ngriti kushtin në 100,000 dollarë.

 “Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë kam disa shqetësime, shqetësime reale tani, sepse ky njeri ka halucinacione,” i thotë gjyqtari.

Valtier dyshohet se ndau disa postime në rrjetet sociale për Shakira, të cilat iu dorëzuan autoriteteve nga ekipi i saj i sigurisë më 3 janar. Ai u paraqit në shtëpinë e këngëtares vetëm pesë ditë më vonë, në orën 12:45 me taksi, para se të arrestohej.

Linku: https://www.instagram.com/shakira/

Foto: https://www.instagram.com/shakira/