ShowBiz

Viti i ri 2024 e gjen Einxhel me një ‘look’ të ri që e krijoi vetë

Einxhel Shkira është një personazh shumë i dashur, që ka bërë për vete publikun dhe fansat që me pjesëmarrjen e saj në edicionin të parë të ‘Big Brother Vip’, ku shfaqi dimensionet e karakterit të saj. Ajo është nënë e një djali që quhet Trev me Dj Dagz. Dyshja u njohën në formatin e famshëm dhe e finalizuan përmbylljen e saj me një panoramë të bukur familjare.

Së fundmi Einxhel, e cila gjen gjithmonë kohë të ndajë të reja me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ka treguar ‘look-un’ e ri për vitin e ri. Këtë ndryshim, ajo e bëri e vetë dhe rezultati duket se i ka pëlqyer shumë.

“Po ju ça ndryshimi do bëni në 2024?” ka shkruar Einxhel në videon e saj.

Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Foto: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/seda