ShowBiz

A e uroj ish partneri për fitoren e ‘Dancing With The Stars’, ja si përgjigjet Enxhi Nasufi

Enxhi Nasufi rrëmbeu kupën në spektaklin e ‘Dancing With The Stars’ pak javë më parë. Në këtë rrugëtim Enxhi përveçse e shijoi shumë ndau me ndjekësit disa të pathëna nga jeta e saj sentimentale.

Ajo zbuloi se është ndarë nga një lidhje e gjatë. Megjithatë mediat kanë pasur kuriozitet të dine nëse ka marrë ndonjë urim pas fitores nga ish partneri. Në daljen e saj Enxhi u shpreh.

“Nuk kam asnjë lloj emocioni negativ kundrejt asaj gjëje që unë kam kaluar në jetën time sepse e kam thënë shumë hapur gjithsesi raport shumë i gjatë, 7 vite me një njeri që e kam dashur shumë fort dhe është një njeri shumë i mirë. Por mua më ndodh një gjë dhe përpiqemi dhe sakrifikojmë shumë dhe kur themi stop themi stop që do të thotë se unë nuk kam nevojë për atë gjënë, as për mesazhin as për asnjë gjë. Është thjesht ‘Jo’ dhe jo dhe ka mbaruar punë. I uroj çdo të mirë çdo njeriu dhe atij sigurisht që ka qenë pjesë e jetës sime por thjesht nuk ka asgjë të bëj me mua. Kaq.”-tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=pardon+my+french

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CxTHrklIhIN/?img_index=1