ShowBiz

Ilir Shaqiri bën parashikimin e guximshëm, ja kush e fiton sipas tij Big Brother Vip 3

Ilir Shaqiri fituesi i Big Brjother Vip 1, në një intervistë të fundit për “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Lei Krajën, ndër të tjera foli edhe për BBV3.

Gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar disa emra të mundshëm të pa konfirmuar zyrtarisht.

Iliri ka bërë një parashikim që tani se kë shikon në finale dhe si fitues të mundshëm.

‘Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme.

Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar, po flas për Romeon dhe Julianin’.

Mbetet për tu parë nëse do ti dalë parashikimi deri në fund Ilirit.

Linku:”Pardon My French”

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ilir_shaqiri/