Disa njerëz i marrin vendimet me kujdes dhe mendohen gjatë, ndërsa të tjerë lënë mendimet impulsive që të marrin situatën në dorë. Nëse e shihni veten në kategorinë e dytë, ka gjasa të lidhet me shenjën e horoskopit.
Ky tipar nuk ka të bëjë me çastet spontane, por me modele të përsëritura të sjelljes impulsive për të kryer veprime pa menduar një plan paraprak. Për të kuptuar nëse është pjesë e karakterit, duhet të shihni listën e mëposhtme për të kontrolluar nëse dielli, ashendenti apo hëna juaj ndodhen në një prej shenjave më impulsive.
Shpirti aventurier, gjallëria dhe mendja kaotike që kanë bën që këto shenja të kenë një nevojë për ta bërë jetën më emocionuese dhe madje këto vendime impulsive duken të pranueshme. Në sytë e tyre, asgjë nuk është e pamundur dhe mungesa e një plani nuk do t’i ndalojë për të arritur qëllimin.
Dashi
Nuk është aspak çudi që Dashi kryeson listën. Si shenjë kardinale dhe e para në ciklin e zodiakut, Dashi njihet për karakterin energjik e të flakë dhe nuk pushojnë pa e përfunduar diçka. Kjo shenjë zjarri ka shumë vetëbesim që ia ushqen impulsivitetin sepse nuk kanë asnjëherë mundësi për t’u shqetësuar nëse diçka do të shkojë keq apo plani do të dështojë.
Shigjetari
Askush nuk e do aventurën si Shigjetari që nuk lë rast pa ndërmarrë një rrezik. Kjo shenjë e ndryshueshme kërkon adrenalinë ndaj është shumë kureshtare për jetën dhe përvojat e reja. Ndërkohë që ju planifikoni fundjavën, Shigjetari e ka kryer rezervimin dhe është gati për rrugë.
Ujori
Nëse keni takuar një Ujor, e dini se mund të jenë disi të çuditshëm, spontanë dhe të paparashikueshëm. Kombinimi i këtyre cilësive rezulton në një individ shumë impulsiv. Por ky aspekt i Ujorit nuk shihet në çdo aspekt të jetës. Si shenjë inteligjente ajri, Ujori mendon tepër për karrierën dhe punën. Në momentin që del prej saj, ai është gati të çlirohet dhe të shkojë kudo që e çon mendja e tij pa kufi.
Linku: https://www.yahoo.com/lifestyle/most-impulsive-zodiac-sign-according-130146286.html
Foto: Freepik.com