ShowBiz

Drini Zeqo rrëfen momentin e vështirë kur i ati u nda nga jeta

Drini Zeqo prej disa orësh tashmë është pjesë e spektaklit të Big Brother Vip 3. Gazetarin përveç anës profesionale ndjekësit do të kenë mundësi ta njohin dhe në sferën sentimentale që shumë pak dihet për të.

Në një rrëfim emocionues Drini ka folur për humbjen e të atit.

“Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte… u ndamë kështu si të pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndejti vetëm 3 ditë në gjendje kome edhe nuk folëm dot më fare me atë. Ishte pak ndarje e papritur dhe e sforcuar e kupton dhe mbeti çdo gjë në mes e kupton…”

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/drini.zeqo/