Roza Lati dhe Ledjona sot kanë shkëmbyer biseda të ashpra mes tyre. Duket se banorët dhe pse në ditët e para nuk do ta kursejnë njëri-tjetrin.
Gjatë një bisede Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjonës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.
Komentet e Rozës, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati. Roza nga ana tjetër e etiketoi veten si shqiponjë por Ledjana nuk e pëlqeu si shkoi biseda me Rozën.
Ledjona e akuzoi Rozën si “Zhurmuese”, por pa forcë argumenti. Roza e preku në shpatulla në mënyrë miqësore por Ledjona nuk e priti aspak mirë këtë sjellje duke i thënë: “Mos prek me dorë”.
Duket se vajzat nuk do kenë shumë qetësi mes tyre dhe të gjithë janë kurioz për të parë se si do të vijojë më tej raporti i tyre.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: pexele.com