Lifestyle

Regjimi ushqimor mesdhetar, më i miri në botë për të shtatin vit radhazi

Regjimi ushqimor mesdhetar është më i miri në botë për të shtatin vit radhazi. Kriteret e vlerësimit të revistës amerikane të specializuar “News & World Report” bazohen mbi tre faktorë, ku renditen shija më e mirë, më e shëndetshmja, por edhe me e vlefshmja për planetin.

Regjimi ushqimor mesdhetar ka një ekuilibër mjaft të mirë mes të gjithë vlerave ushqimore dhe konsiderohet një stil i vertetë jetese, i thjeshtë për t’u respektuar, më i miri për familjen e për trupin. Gjithashtu, ka benefite në përmirësimin e shëndetit, pasi ndihmon ata që vuajnë nga diabeti, bën mirë për kockat dhe për zemrën.

Kryesisht bazohet në ushqimet me bazë vegjetale, drithëra, fruta të thata, bazë yndyrore, vaji i ullirit, mish pule, shumë peshk dhe mish të kuq gjithashtu.

Gjithashtu është e këshilluar nga shkencëtarët e gjithë botës në mënyrë unanime pasi ndikon shëndet të mirë dhe në mënyrë të thjeshtë, pasi është edhe regjimi ushqimor që nuk privon njeriun nga asnjë lloj ushqimi.

Linku: https://www.businessinsider.in/science/health/news/the-mediterranean-diet-is-the-healthiest-in-the-world-for-the-7th-year-in-a-row-heres-why-/articleshow/106522721.cms

Foto: Freepik.com