Dua Lipa është tashmë yll ndërkombëtar, por nuk i pëlqen perceptimi që publiku ka për të.
“Nuk e di nëse njerëzit besojnë që mua më pëlqen të lexoj libra. Ata nuk duan të jesh politike. Nuk duan të jesh e zgjuar. Ka shumë më tepër rreth meje se sa thjesht ajo që bëj”.
Dua ka qenë në qendër të vëmendjes për qasjet e saj politike pas kritikave për qëndrimin e qeverisë britanike ndaj emigracionit dhe thirrjeve për armëpushim në Gaza. Në një intervistë me Rolling Stone, ajo u shpreh se botëkuptimi i saj është formësuar nga përvoja e prindërve që u larguan nga lufta në Kosovë.
“Ekzistenca ime është disi politike, fakti që jetova në Londër sepse prindërit e mi u larguan nga lufta. Më vjen keq për njerëzit që duhet të lënë shtëpinë e tyre. Nga eksperienca ime e të qenit në Kosovë dhe të kuptuarit se çfarë bën lufta, askush nuk dëshiron vërtet që të lërë shtëpinë. Ata e bëjnë për mbrojtje, për të shpëtuar familjen, për t’u kujdesur për njerëzit rreth vetes, për një jetë më të mirë. Kështu që e kupto
Dua shtoi se kishte parë ngjashmëri mes situatës së prindërve dhe asaj që ndodhen aktualisht palestinezët, ndaj firmosi peticionin që bënte thirrje për armëpushim. Gjithsesi, ajo pati kritika për masakrat e Hamasit në Izrael dhe tha se nuk e përkrahte reagimin e tyre.
Megjithatë, Dua nuk u tregua kaq e hapur për të folur edhe për jetën e saj private.
“Mendoj se jam britanike. Nuk mendoj se jam këtu që të ‘nxjerr zorrët’ në një program sepse mendoj që do prodhoj lajme apo do të marr vëmendje. Sado që njerëzit mendojnë se i njohin personat që mbështesin, mendoj se ata nuk dinë asgjë”.
Ajo foli rreth albumit të saj, i cili do të publikohet këtë vit. Dua, e cila ka shkëputur kontratën me kompaninë e saj të vjetër të menaxhimit, TaP Management, ndau edhe një këshillë për artistët e rinj. Këngëtarja tha se ata duhet të vetedukohen në aspektin e biznesit të industrisë muzikore.
“Jini të vëmendshëm që në fillim… mendoj se jo shumë njerëz ua thonë këtë artistëve të rinj. Çdo gjë duket shumë emocionuese në fillim dhe sigurisht që është, por është mirë të dish dhe të kujdesesh për veten”.
Dua do të performojë në Grammy Awards më 5 shkurt, ndërsa është edhe në prag të premierës së filmit ku ka rol protagonist, “Argylle”
Linku: https://www.instagram.com/dualipa/
Foto: https://www.instagram.com/dualipa/