Festa e Shën Valentinit është gati 1 muaj larg, por Rihanna nuk pret.
Ikona e muzikës pop që tani po shquhet gjithnjë e më shumë si grua biznesi, vendosi të zhvishet dhe ta prezantojë vetë koleksionin e ri të të brendshmeve të markës së saj Sevixh end Fenti për ditën e shënuar.
Me lëvizje sensuale, 35-vjeçarja e prezantoi para më shumë se 152 milionë ndjekësve të saj, duke rritur temperaturat e Instagramit
Ylli i Hip Hopit dhe Ar end Bisë u shfaq edhe rrugëve të Los Anxhelesit me një nga korsetë rozë të këtij koleksioni, teksa shkonte për darkë në një restorant me bashkëshortin e saj Esep Roki.
Linku: https://www.instagram.com/badgalriri/
Foto: https://www.instagram.com/badgalriri/