Drini Zeqo pak më parë u largua nga Big Brother për një emergjencë familjare.
Burime pranë gazetarit kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij vendimi.
Nëna e Drini Zeqos ka qenë arsyeja pse i biri u largua nga shtëpia.
Mësohet se nëna e Drinit është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor.
Një pjesë e banorëve janë prekur nga largimi i gazetarit.
Ilnisa u përlot dhe Roza u shpreh e mërzitur: Drini ishte një element shumë i veçantë, një gur i pazëvëndësueshëm. Xhentilesa e tij është për t’u marrë shembull. Më vjen keq… Do ketë një rast urgjence në familje!
Kujtojmë se Drini u zgjodh lider i shtëpisë dhe tani një banor tjetër do ta zëvëndësojë.
Linku:https://www.instagram.com/drini.zeqo/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/