ShowBiz

Sofia Vergara: Ish-burri im donte fëmijë, nuk isha gati

Për herë të parë aktorja Sofia Vergara ka folur për shkaqet që çuan në divorcin nga Joe Manganiello.

Në një intervistë për El País, protagonistja e Modern Family zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën t’i jepnin fund martesës.

“Martesa ime mori fund sepse im shoq ishte më i ri dhe donte të kishte fëmijë, por unë nuk doja të bëhesha nënë në një moshë të madhe. Nuk më duket e drejtë për fëmijën megjithëse e respektoj vendimin e atyre që e bëjnë dicka të tillë. Unë u bëra me një djalë në moshën 19 vjeë, i cili tani është 32 vjeë dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, është shprehur ajo.

Ndërsa sa i përket karakteristikave që kërkon tek partneri i ardhshëm ajo është shprehur se duhet të jetë rreth të pesëdhjetave ose afër moshës së saj.

Sofia gjithashtu u shpreh se partneri i saj duhet të ketë të ardhura të barabarta ose më shumë se ajo vetë ka.

Linku: https://www.aol.com/sofia-vergara-finally-opens-led-195939542.html

Foto: https://www.instagram.com/sofiavergara/