ShowBiz

Drini Zeqo bën rrëfimin e rrallë për herë të parë: Motra ime vuan nga shëndeti mendor

Gazetari i njohur Drini Zeqo është u largua vetlm para pak ditësh nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare.

Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.

Në primen e sotëm gazetari ka bërë një rrëfim mjaft prekës për publikun.

Ai rrefeu mes lotësh se është ndeshur me shum probleme në jetë, por i është dashur të mos dorëzohet.

“Kauza ime ishte motra, sepse unë kam shumë vite që jetoj në familje me një motër, të cilën e dua shumë. Ajo është dashuria ime më e madhe në jetë. Ndonjëherë nuk mjafton vetëm të duash, por ta japësh dashurinë në të gjitha emocionet. As koha nuk mjafton, duhet kohë cilësore. Ne dashurojmë me të gjithë qenien tonë vetëm duke qenë pranë. Duke qenë pranë saj, në një moment të vështirë që ajo është duke kaluar dhe që ka vite që është duke lujftuar në një betejë të përbashkët me të. Ajo prej vitesh vuan dhe kishte një shqetësim të shtuar, ndaj vendosa ta ndërpres direkt garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor.Jam dashur të përballem me shumë probleme dhe sida në jetë. Për shkak të asaj urgjence familjare u detyrova të largohem”, tha Zeqo.

Linku: https://www.instagram.com/drini.zeqo/

Foto: https://www.instagram.com/drini.zeqo/