Lifestyle

Monkeypox new disease dangerous over the world. Patient with Monkey Pox. Painful rash, red spots blisters on the hand. Close up rash, human hands with Health problem. Banner, copy space. Woman scratches her hands with rash, red spots blisters. Monkeypox new disease dangerous over the world. Patient with Monkey Pox. Close up rash, human with Health problem. Copy space.

Ju skuqen duart? Kjo është një shenjë se diçka po ndodh me trupin tuaj

Nervat dhe muskujt në duar kërkojnë një furnizim të vazhdueshëm me gjak për të funksionuar.

Kjo do të thotë se çdo proces inflamator që ndikon në rrjedhën e lirshme të gjakut mund të shkaktojë një ndryshim të ngjyrës së indeve të pëllëmbëve tuaja.

Shkaqet se përse pëllëmbët e duarve qëndrojë të skuqura mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë shqetësuese. Por ndonjëherë mund të jenë edhe një shenjë e një problemi më të thellë.

Është një gjendje e trashëguar

Ashtu si ngjyra e flokëve apo e syve, një nuancë e kuqërremtë në pëllëmbët tuaja mund të jetë thjesht një tipar i zakonshëm i trashëguar brez pas brezi. Ju mund të vëreni se pëllëmbët tuaja bëhen më të kuqe kur ato janë të ngrohta ose kur i mbani duart në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.

Çfarë mund të bëni: Ky nuk është një problem dhe nuk ka trajtim specifik për të, por nëse duart duken më të kuqe se zakonisht dhe jeni të shqetësuar, ju mund t’i drejtoheni mjekut ose dermatologut tuaj.

Duart tuaja janë të irrituara

Faktorët e jashtëm (si prsh: larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i hidratuesve me aromë të fortë ose kontakti i zgjatur me kimikate irrituese) mund të jenë shkaku. Këta faktorë mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke çuar në acarim, skuqje, çarje etj.

Çfarë mund të bëni: Mundohuni të shmangni produktet ose substancat që i irritojnë duart tuaja. Vishni doreza mbrojtëse kur përdorni kimikate ose produkte pastrimi të forta.

Linku: https://www.medicalnewstoday.com/articles/320593

Foto:Freepik.com