ShowBiz

‘Të shpall non-grata që nga ky moment’, Romeo acarohet keq me Rozën

Roza Lati dhe pse ka shumë pak ditë që është në shtëpinë vip duket se ka hyrë me synime të qarta për të bërë progres në lojë. Me natyrën e saj ngacmuese ajo ka arritur të nxjerrë nga vetja një pjesë të banorëve.

Një diskutim i forte ka ndodhur gjatë spektaklit mes saj dhe Romeos në lidhje me shuplakën që Roza tha se i dha Meri.

Romeo duket se nuk ndante të njejtin mendim me Rozën madje sjelljen e saj e konsideroi tendencioze.

Në video u pa një goditje e lehtë, që bëri që një pjesë e mirë e banorëve iu kthyen kundër Rozës duke e cilësuar si tendencioze dhe provocative.Por ai që e sulmoi më shumë ishte Romeo i cili e akuzoi si njeri shumë të keq dhe hipokrite.“O je naive o je njeri i keq, naive ti nuk je, ti je shumë njeri i keq, unë ty të shpall non-grata që nga ky moment,” tha Romeo.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/romeoveshaj/